back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti me deklaratë të re për krijimin e Qeverisë

Albin Kurti me deklaratë të re për krijimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dal me një status në llogarinë e tij në Facebook, pas publikimit të kërkesës së tij për seancë të hënën në ora 11:00.

Kurti ka treguar detaje nga takimi me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të sigurisë dhe zëvendës presidentin e Komisionit në Bashkimin Evropian, Josep Borrell Fontelles.

Kandidati për kryeministër ka thënë se të kanë diskutuar për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në kuadër të procesit të integrimit si dhe për dialogun e zhvilluar nën drejtimin e BE-së.

“E përsërita qëndrimin tonë për shqyrtimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, për nga zbatimi e ndikimi i tyre, dhe nevojën e një diskutimi me z.Borrell për fazën e re të dialogut me Serbinë. Duhet të rishikojmë dhe vlerësojmë cilësinë e marrëveshjeve të mëhershme para se të negociojmë dhe nënshkruajmë marrëveshje të reja. Nuk duhet të vonohemi, por edhe nuk mund të ngutemi”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu ai ka folur edhe për dialogun me Kosovë – Serbi.

“Diskutuam për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në kuadër të procesit të integrimit si dhe për dialogun e zhvillluar nën drejtimin e BE-së. Dialogu duhet të jetë për çështjet e pa adresuara e të pa zgjidhura, duhet të jetë i përgatitur dhe parimor. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kjo duhet të jetë premisa e çdo dialogu dhe epilogu i çdo marrëveshje”, ka shkruar ndër tjera Kurti.

“Ne besojmë në fuqinë e Bashkimit Evropian për t’u bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta për të mirën e përbashkët. Zgjidhja e çështjeve të mbetura mes Kosovës e Serbisë është në interes të gjithë rajonit”, është shprehur Kurti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz