back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti e nis fjalimin e tij duke folur për krerët e...

Albin Kurti e nis fjalimin e tij duke folur për krerët e UÇK-së në Hagë: Kërkesa e prokurorisë për 45 vite burgim, bie ndesh me luftën çlirimtare

Të ngjajshme

Pse e votuat Listën Srpska? A janë terroristë? Rizvanolli dhe Bahtiri s’e thonë asnjë fjalë

Për këmbënguljen e zvarritjen nëpër seancat e kaluara për...

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe një në shqip – “Çike çike”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar...

Një person plagoset në Mitrovicë

Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar për një gjuatje...

Presidentja Osmani e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paraqitur para Kuvendit ekspozenë e planprogramit për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Kurti ka falënderuar deputetët për seancën për konstituimin e Kuvendit.

Këtë deklarim në foltore, Kurti e nisi me një deklaratë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi që po vazhdojnë të gjykohen në Hagë.

Kurti tha se përpjekjet e prokurorisë atje janë “një orvatje që bie ndesh me të vërtetën”.

Ai theksoi se në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare dhe se ato janë kryer nga regjimi jugosllav nën udhëheqjen e Millosheviqit.

“Po i mbajmë këto seanca pasdite pasi këto ditë po zhvillohen seancat e fundit në procesin gjyqësorë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Kërkesa e prokurorisë për 45 vite burgim për secilin ku përfshihen pretendimet për krime kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërtetë e bie ndesh me luftën tonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë është se janë kryer krime ndaj popullatës civile ndaj serbëve. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarisht. Barazimi ndaj drejtuesve të UCK-së dhe gjenocidalëve është i paqëndrueshëm e për familjet e viktimave është i padurueshëm përveçse i papranueshëm”,deklaroi Kurti./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz