Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencën e thirrur për media ka theksuar se nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. “Është e mundshme që kjo gjendje të shpallet në të ardhmen, por dje dhe sot, nuk ka nevojë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, as Policia e Kosovës, as FSK, e as ministritë tjera nuk i knë shtjerrur të gjitha mundësitë, në mënyrë që pastaj të shkohet në këtë masë ekstreme- gjendjen e jashtëzakonshme.
“Dua të theksoj se pas mbledhjes së djeshme nuk i kam përcjell deklarimet e mbrëmshme. Por sot në mëngjes i kam përcjell, dhe më kryesori ishte ai i ish- ministrit të Brendshëm, dhe ai kishte bërë panik”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Sipas Kurtit, kjo panikë e bërë nga Veliu, ishte e papërgjegjshme. Ai tha se Agim Veliu gënjeu drejtëpërdrejtë në një televizion.
Në pyetjen e gazetarit se a duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshne, ai tha po”, shtoi Kurti.
Dhe, Kurti shtoi se nuk kishte zgjidhje pos që ta shkarkoj. “E kam njoftuar Isa Mustafën 30 minuta para shkarkimit”. Ai bëri tradhti të dyfishtë, fillimisht ndaj policisë, duke kërkuar gjendje të jashtëzakonshme dhe ndaj Qeverisë. “Është tradhti ndaj policisë së Kosovës, sepse ata bën punë të shkëlqyeshme”, tha Kurti.