BallinaSportAlbert Bunjaki e zbulon në detaje përvojën e tij dhe të Kosovës...

Albert Bunjaki e zbulon në detaje përvojën e tij dhe të Kosovës me Adnan Januzajn

Të ngjajshme

Portieri turk shtrohet në spital pas ndeshjes me Kosovën

Pas ndeshjes historike të Turqisë ndaj Kosovës të martën,...

Dezinformimi po sfidon integritetin e zgjedhjeve në Kosovë

Dezinformimi ka qenë i intensifikuar në hapësirën digjitale, duke...

Adnan Januzaj ishte vetëm 16-vjeç kur iu kishte vënë pas Kosova. Ish ndihmëstrajneri i Kombëtares së Anglisë, Tord Grip, i thoshte përzgjedhësit kosovar, Albert Bunjaki, që Kosova nuk guxon ta humbas këtë lojtar. Bunajki bashkë me të ndjerin Fadil Vokrri ishin vënë në lëvizje për t’i takuar familjarët e Adnanit. Përkundër përpjekjeve të shumta për ta afruar në gjirin e Kosovës, Adnani ishte i paarritshëm për ta takuar. Bunjaki e kishte takuar njëherë, por ishte dëshpëruar. Krejt këtë histori Albert Bunjaki e rrëfen në detaje për Gazetën Express

Adnan Januzaj këto ditë ka qëndruar në vendin e origjinës, në Kosovë. Futbollisti më i përfolur në mesin e shqiptarëve qe disa vjet nuk ka ardhur për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës, por për ta shijuar ushqimin tradicional, flinë, dhe për t’u çmallur me jetën dhe traditat e zakonet shqiptare.

Me këtë rast, Adnan Januzaj vizitoi dhe u përkul pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe familjarëve të tij që pushojnë në varrezat e dëshmorëve të kombit në Prekaz. Vet Adnani e shpërndau një fotografi në rrjetet sociale teksa po shprehte respekt për dëshmorët dhe heronjtë e familjes Jashari, shkruan Gazeta Express.

Vizita e tij në Prekazin heroik bëri jehonë të madhe në mesin e shqiptarëve, te të cilët Adnan Januzaj kishte lënë përshtypje jo të mira. Ai i kishte krijuar vetës një imazh të tipit të ftohtë edhe kur në shprehje përkatësia kombëtare.

Krejt kjo për shkak se Januzaj nuk e kishte përfill thirrjes së tifozëve shqiptarë: “Adnan, thuaj po Shqipërisë. Eja ndero flamurin, atdheun, kombin”. Federata Shqiptare e Futbollit dhe ish selektori Gianni De Biasi e akuzonin atë dhe babain e tij, Abedinin, se po iu shmangshin të gjitha përpjekjeve të Tiranës për ta takuar dhe për t’ia bërë ftesën për t’iu bashkuar skuadrës kuq e zi.

Ndërkohë, Januzaj e kishte pranuar me të parën ftesën e Belgjikës, e cila sikur e “dogji” si futbollist, sepse futbollisti nga Istogu as sot e asaj dite nuk vlerësohet në skuadrën belge. Që nga viti 2014 Januzaj i ka regjistruar vetëm 11 paraqitje me belgët.

Përkundër kësaj, ai nuk e shfrytëzoi as shansin e dytë, duke e refuzuar edhe Kosovën, të cilës mund t’i bashkohej pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, por që kishte zgjedhur sjellje të njëjtë edhe ndaj “Dardanëve” sikurse ndaj “Shqiponjave”.

Adnan Januzaj me babain e tij, Abedin Januzajn, nuk po i epnin shans as përzgjedhësit kosovar, Albert Bunjakit, i cili bashkë me kryetarin e ndjerë të federatës kosovare, Fadil Vokrri, po bënin përpjekje ta afronin në Kombëtaren e Kosovës që ishte në proces të ndërtimit.

Bunjaki disa herë e pati kritikuar sjelljen e Januzajt karshi përpjekjes së Kosovës për ta inkuadruar në gjirin e saj. Por, për herë të parë, për Gazetën Express, e rrëfen detajisht përvojën e tij dhe të Kosovës me Januzajn.

Ai tregon se Januzajn Kosova po e ndjektë që prej kohës kur lojtari ishte vetëm 16-vjeç. “Unë me kryetarin e ndjerë Fadil Vokrri bënim përpjekje që të binim në kontakt me familjarët e tij. Unë përmes mikut tim, po ashtu të ndjerë, Agim Binaku, e kisha siguruar numrin e telefonit të xhaxhallarëve të Adnanit dhe dy herë kam biseduar me ta. E kam pas shprehur interesimin dhe gatishmërinë të takohem me familjarët e Adnanit”, kujton Bunjaki.

“E takimi i parë me Adnanin ishte në një turne në Gjermani, ku unë e kisha dërguar zotri Tord Gripin, ndihmëstrajnerin, t’i vëzhgonte disa lojtarë me origjinë shqiptare. Zotri Grip më telefonoi dhe më tha: ‘Kush është ky Januzaj?’. Adnani ishte vetëm 16-vjeç dhe i kishte rënë shumë në sy. Grip më thoshte: ‘Këtë lojtar duhet ta marrim’”, rrëfen Bunjaki.

Por, nga atëherë, prej gjitha përpjekjeve për ta takuar, Bunjaki e kishte parë vetëm njëherë Adnan Januzajn. Por, as atëherë Januzaj nuk kishte treguar aspak respekt, sa që Bunjaki qasjen e futbollistit nuk mund ta kuptojë as sot e asaj ditë.

“Unë personalisht Adnanin e kam takuar në kalim në zhveshtoret e Manchester Unitedit pas ndeshjes së tij me Arsenalin, ku unë isha mysafir i klubit dhe i ftuar nga miku im, Marcus Svensson, që ishte trajner fizik në Arsenal”, tregon Bunjaki.

“Por, në atë moment nuk kam dashur të bisedojë me të sepse për mua ishte e qartë. Ne shqiptarët e kemi një traditë, që të trokasim në derë dhe nëse t’i nuk e hap derën unë nuk mendoja të hyja për dritare. Thjesht është e kaluar, por unë e kam respektuar dhe e respektoj vendimin e tij. Por, asnjëherë nuk e kam kuptuar sjelljen e tij ngase në fund të fundit është origjina e tij dhe për këtë duhet të jetë krenar që Kosova e dëshironte në gjirin e saj”, rrëfen ekskluzivisht për Gazetën Express Bunjaki, ish përzgjedhësi i Kosovës, i cili vlerësohet si meritor numër 1 që shumë futbollistë iu kishin bashkuar Kosovës në një kohë shumë të vështirë, me të cilët lojtarë skuadra verdh e kaltër tani po shkëlqen në arenën ndërkombëtare. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz