back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeAlbena Reshitaj tregon se a është përjashtuar nga AAK-ja

Albena Reshitaj tregon se a është përjashtuar nga AAK-ja

Të ngjajshme

Haradinajt: Kosova po kalon në ditë të errëta, na duhet dritë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të...

Hande Erçel ‘flet’ pas ndarjes me Hakan Sabanci, ja reagimi i saj

Romanca trevjeçare mes aktores së njohur turke Hande Erçel...

NATO lanson nismën “Roja Lindore” për të forcuar mbrojtjen pranë Rusisë

Aleanca ushtarake e NATO-s, e udhëhequr nga anëtarët evropianë,...

Për shkak të pjesëmarrjes së saj në seancën e Kuvendit që po votohet për Vjosa Osmanin për presidente, mbrëmë dhe sot, u tha se Albena Reshitaj është përjashtuar nga partia e saj AAK-ja.

E pyetur në T7 në rast se Reshitaj është përjashtuar nga AAK-ja pasi doli kundër qëndrimit të partisë për të mos marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, ajo tha se nuk ka informacione.

Për këtë situatë ajo ka cituar statusin e partisë së saj që nëse ndodh një gjë e tillë duhet të mbidhet kryesia dhe të vcotohet pro ose kundër përjashtimit nga kryesia e partisë.

“Unë nuk kam ndonjë informacion nëse një mbledhje e tillë në kryesinë e partisë ka ndodh kaq shpejt dhe nëse është votuar përjashtimi. Nëse ndodh një gjë e tillë do duhet të ndodhte nëpër këto procedura”, ka deklaruar Reshitaj.

Ndryshe, deputetja nga radhët e AAK’së, Time Kadrijaj ka kërkuar nga bashkëpartiakja e saj, Albena Reshitaj, që të mos shkojë në seancën e sotme për votimin e presidentit, siç ka bërë dje. Ajo ka kërkuar nga Reshitaj që të reflektojë dhe të mbajë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson.

“Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz