BallinaLajmeAlarmuese: Nga java tjetër Kosova në terr

Alarmuese: Nga java tjetër Kosova në terr

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Nga java tjetër, Kosova do të futet në krizë të thellë energjetike.

Kështu kanë theksuar për Gazetën Blic burime të afërta me KEK-un.

Kjo krizë energjetike do të ndodhë për shkak të vonesës së stërzgjatur të shpronësimeve në Shipitullë, gjë që ka shkaktuar mungesë të madhe të thëngjillit për termocentralet Kosova A dhe B.

“Edhe ashtu ka kohë që KEK është duke prodhuar me gjysëm kapaciteti, ndërsa pjesë tjetër e energjisë është duke u siguruar nga importi”, thonë këto burime.

Ndërkohë siç edhe dihet importi i rrymës gjatë kohës së dimrit është shumë i shtrenjtë.

Merret vesh se kostoja e importit gjatë muajve nëntor dhe dhjetor ka qenë nga 60-100 euro Megavati, ndërkohë që kosto e rrymës së prodhuar nga KEK është rreth 28 Euro për Megavat.

Kurse, para disa ditësh, ministri I Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kishte deklaruar se për shkak të këtij çmimi të lartë të importit, do të duhej rishikuar tarifat, gjë që nxiti protesta të shoqërisë civile.

Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shtrejntimin e energjisë elektrike.

Me të ardhë në krye të qeverisë, Haradinaj kishte arritur marrëveshje me banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë, për shpornësimin e pronave të tyre, në mënyrë që KEK-u të vazhdojë me prodhim të energjisë elektrike, por që banorët e këtyre fshatrave tash kanë kushte shtesë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz