back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeAlarmante! Ja për çfarë jemi të parët në rajon

Alarmante! Ja për çfarë jemi të parët në rajon

Të ngjajshme

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka publikuar projektin e...

Ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka folur për...

Vetëm 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Për të hyrë në Kosovë, bashkëvendësit po presin vetëm...

Theren tri gra në metronë e Parisit, arrestohet i dyshuari

Tre gra u sulmuan me thikë të premten në...
- Advertisement -

Sot, tri rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, duke shënuar ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor. Aty do të realizohen tri performanca artistike dhe vetëdijesuese, ku do të jenë të përfshirë edhe autoambulanca dhe policia.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, performancat do të nisin në ora 12:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:10, në rrugën ‘Garibaldi’, përbri Hotelit Grand, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën ‘Agim Ramadani’, para Hotel Sirius, në vendkalim të këmbësoreve dhe rrugën ‘Luan Haradinaj’, para Neë Born, në vendkalim të këmbësoreve.

I gjithë aktiviteti zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor- Impact
“Shënimi i kësaj dite ka për qellim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar  rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë”, thuhet në njoftim.

Naim Berisha drejtor i Qendrës për Zhvillim Multikulturor “Impact”, tha se Kosova nuk i ka punët mirë sa i përket aksidenteve.
“Kosova është e para në rajon për aksidente në komunikacion. Rreth 18 mijë aksidente ndodhin në vit”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz