BallinaLajmeAkuzohet për trafik droge në Belgjikë e Norvegji, mbetet në burg pjesëtari...

Akuzohet për trafik droge në Belgjikë e Norvegji, mbetet në burg pjesëtari i grupit kriminal, Juxhin Drazhi u ekstradua dje nga Spanja

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin, pjesë e një grupi kriminal, i cili u ekstradua dje (11 tetor) nga Spanja.

Gazeta Panorama shkruan se se Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin, Juxhin Drazhi.

Juxhin Drazhi, akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë në Norvegji dhe Belgjikë.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 30 prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se Juxhin Drazhi ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.

Njoftimi: 

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Spanja, 1 shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

J. D., 34 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.

Sekuestrimi i pasurisë:

Prokuroria e Posaçme, më 28 Qershor, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milion euro të Ervin Zeqirit, Juxhin Drazhit dhe një personi tjetër, të hetuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sekuestrimi i pasurive erdhi rreth 1 muaj e gjysmë pasi SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane lëshuan urdhër arreste për 52 persona (30 në Shqipëri dhe 22 në Itali), të akuzuar si të përfshirë në trafikun e drogës.

Bëhet fjalë 21 pasuri të sekuestruara në qytetin e Durrësit, përfshirë truall, ndërtesa, biznese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz