Akuza të rënda për Lladrovcin nga disa asamblistë në Drenas

Është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Drenas, e thirrur nga opozita, njofton Klan Kosova.
Asamblisti, Sokol Bylykbashi, nga Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur akuza ndaj kryetarit Ramiz Lladrovcit, duke thënë se janë duke u bërë një seri shkeljesh në komunë, siç janë ndërhyrja në “KF Ferronikeli”, ndërprerja e kontratave, shkelja e akteve juridike etj.
Ndërkaq akuza patën edhe për kryesuesin, Labinot Halili, i cili nuk po i shqyrton kërkesat për seanca.
Akuza për shkelje të ligjeve tha se ka edhe asamblisti, Xhavit Drenori.

Lexo edheDrenasi mbushet me flamuj (Foto)
Ai pohoi se “kjo komunë po ia mbyll gojën vullnetit të qytetarëve.
Ndërkaq i pari i komunës, Ramiz Lladrovci, deklaroi se në çdo moment është i gatshëm të japë përgjegjësi për çdo akuzë që dërgohet në organet e drejtësisë.
Seanca u ndërpre me shumicë të votave nga asamblistët.














