BallinaLajmeAkuza të ndërsjella mes LDSM-së dhe VMRO-DPMNE-së për eurointegrimet

Akuza të ndërsjella mes LDSM-së dhe VMRO-DPMNE-së për eurointegrimet

Të ngjajshme

Haxhiu: Serbia po i strehon kriminelët e luftës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu...

Britney Spears drejt marrëveshjes për të shmangur dënimin me burg!

Britney Spears mund të shmangë një dënim me burg...

Prishtina dhe Malisheva luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Prishtina do të jetë nikoqire e Malishevës me fillim...

Ndahet nga jeta nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini

Ka vdekur Xhezide Xheladini, nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini...

Haradinaj për emërimet e Kurtit: Ligjërisht të lejuara, por të panevojshme dhe të pahijshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

LDSM dhe VMRO-DPMNE  kanë lëshuar me akuza të ndërsjella lidhur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe rrugën evropiane të vendit. Nga LDSM akuzojnë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe qeverinë se po përgatiten në mënyrë të fshehtë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, pa transparencë ndaj publikut. Sipas opozitës, kjo mbështetet edhe në deklaratat e zëvendësministrit të Jashtëm, Zoran Dimitrovski, i cili ka konfirmuar se komisioni i përbashkët historik mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë po zhvillon takime të rregullta, transmeton Portalb.mk.

LDSM thekson se kërkesa kryesore e Bashkimit Evropian për përparimin e vendit është pikërisht përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, duke iu referuar edhe deklaratave të eurodeputetit Thomas Waitz. Ata vlerësojnë se paralajmërimet e Mickoskit për zgjidhjen e reformave deri në qershor tregojnë se kjo çështje po përgatitet në heshtje.

“Nëse Mickoski tani thotë ‘do t’i zgjidhë të gjitha çështjet e reformës në qershor’, atëherë është mjaft e qartë, ai do t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë. Dëshmi për këtë është fakti që komisioni historik po mblidhet përsëri, dhe askush nga qytetarët nuk e di për këtë. Kur komisioni është duke punuar, kjo do të thotë që Mickoski po përgatitet në heshtje për atë që e mohoi publikisht”, thonë nga LSDM-ja.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE i ka hedhur poshtë këto akuza, duke e cilësuar opozitën si të humbur dhe pa strategji për integrimin evropian. Partia në pushtet ka akuzuar liderin e LDSM-së, Venko Filipçe, për hipokrizi dhe mungesë qëndrueshmërie, duke pretenduar se ai është i gatshëm të bëjë lëshime ndaj interesave kombëtare për të ardhur në pushtet.

“Hipokrizia e Venkos nuk njeh fund. Çdo ditë në konferenca për shtyp ai trazon pendët, dhe kur ka mundësi për pyetje dhe përballje, ai ikën me vrap. Filipçe përsëri i shpëtoi pyetjeve parlamentare dhe nga Frankfurti u dërgon përshëndetje punëtorëve për Ditën Ndërkombëtare të Punës. Retorika evropiane e SDS-së dhe Filipçes është pa plan dhe pa drejtim. SDS dhe Filipçe janë deklarativisht pro-evropianë, por në realitet janë pa drejtim dhe strategji, duke u përpjekur të fshehin panikun dhe nervozizmin për shkak të rënies së vlerësimeve të tyre”, tha VMRO-DPMNE në reagimin e saj.

Derisa debati mes dy partive kryesore politike vazhdon të thellohet, çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe integrimit në Bashkimin Evropian mbetet një nga temat më të ndjeshme në skenën politike të vendit.

Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz