back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeAktakuzë për mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve

Aktakuzë për mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve

Të ngjajshme

Protesta e opozitës në Tiranë: Militantët hodhën flakadanë e gurë, lëndohen 4 policë

Nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të...

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur...

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamentit për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj  trembëdhjetë (13) të akuzuarve  A.S; A.B.; I.S.; A.S.; E.S.; V.K.; A.P.;L.P.; XH.S.; XH.S.; L.T.; F.H.; L.S. për shkak se kanë kryer veprën penale mashtrim me subvencione, nga neni 336, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 të KP-së si dhe për veprën penale falsifikimi i dokumentit, nga neni 398, paragrafi 2 të KPK-së.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë paraqitur para organit kompetent të dhëna të pasakta lidhur me aplikimin për marrjen e subvencioneve, e që është kusht për marrjen e subvencionit në atë mënyrë që në Suharekë kanë aplikuar për pagesa direkte për vreshtat ekzistuese në Agjencinë për zhvillimin e bujqësisë të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, duke ia bashkangjitur dokumentet e falsifikuara “Certifikatat e vreshtarit” gjoja se merren me vreshtari dhe fitojnë nga kjo agjenci subvencion prej dymijë e shtatëqind euro (2,700.00 €), ndërsa certifikatat rezultojnë të jenë të personave të tjerë. Çka do të thotë se me këto veprime kanë kryer vepra penale mashtrim me subvencione, nga neni 336, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 të KP-së.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit me dije përdorin dokumentin publik të falsifikuar si origjinal, në atë mënyrë që në Suharekë te zyrtari kompetent i Drejtorisë së bujqësisë të Komunës së Suharekës, duke ditur se certifikatat e vreshtarit në emër të tyre janë të falsifikuara, ia bashkëngjisin si origjinal aplikacionet për pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, me të cilat edhe fitojnë subvencione nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Ndërsa, certifikatat rezultojnë të jenë të personave të tjerë. Të akuzuarit me këto veprime kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit, nga neni 398, paragrafi 2 të KPK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz