back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeAktakuzë ndaj inspektorëve që urdhëruan rrënimin e “Abi Çarshia”

Aktakuzë ndaj inspektorëve që urdhëruan rrënimin e “Abi Çarshia”

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë zyrtarëve për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës ata kanë keqpërdorur detyrën zyrtare për t’i shkaktuar dëm kompanisë “Abi” duke rrënuar aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, njofton Klan Kosova.

“Më datë 19.07.2019 dhe 21.07.2019 në Prizren në objektin ”Abi Çarshia”, të akuzuarit I.Th., në cilësinë e drejtorit të Inspektorateve, J.V., dhe E.Th., inspektore të ndërtimtarisë, A.T., dhe I.B., zyrtarë në Drejtorinë e Inspektorateve si dhe Sh.K., përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit për “Abi” ShPK – Prizren”.

“Të akuzuarit, veprojnë në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, në kundërshtim me Udhëzimin administrativ nr.06/19 të datës 12.07.2019, Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative si dhe në kundërshtim me vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me të cilat janë anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektorateve Komunale të Ndërtimtarisë në Prizren, duke obliguar organet Komunale të Prizrenit të veprojnë konform ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje si dhe udhëzimeve administrative në fuqi”.

Prokuroria thotë se të akuzuarit duke mos i përfillur vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi me ç’rast gjatë rrënimit, “Abi” ShPK në Prizren i shkaktojnë dëm në shumën prej 69.729.66 euro.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të akuzuarit I.Th., J.V., E.Th., A.T., I.B., dhe Sh.K., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz