back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeAksioni i djeshëm për tenderin e dyshimtë prej 400 mijë euro, ja...

Aksioni i djeshëm për tenderin e dyshimtë prej 400 mijë euro, ja çka konfiskoi policia në rast

Të ngjajshme

Prokuroria Speciale ka njoftuar dje për një aksion të zhvilluar në dy lokacione të ndryshme, e që lidhen me keqpërdorimet përmes “Eko-higjiena”.

Nga ky aksion u arrestuan dy persona.

Ndërsa Policia e Kosovës njoftoi se gjatë aksionit në Prizren në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa dokumente (kontrata) të cilat ndërlidhen me rastin, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy llaptopa si dhe dëshmi të tjerë për rastin.

“Njësitë policore, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata kanë kryer bastisje në shtëpitë dhe banesat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, si dhe në një ndërmarrje publike dhe në një biznes privat. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa dokumente (kontrata) të cilat ndërlidhen me rastin, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy llop-top, para si dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Aksioni kishte të bënte me hulumtimin e zhvilluar nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me tenderin afër 400 mijë euro për blerjen e 5 kamionëve dhe një autofshese.

Prokurori i rastit, Halim Borovci konfirmoi se të arrestuar në këtë aksion janë Arbër Gashi- shef i njësisë së ekoregjionit në Prizren dhe R.Z.- nga kompania “Dielli” që ka shitur kamionët./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz