Aksidentoi të miturin, arrestohet 23-vjeçari
BILLI
Lexo edheShqipëria ka vendosur barrierë tarifore për patatet dhe qepët nga Kosova
Një person është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Kukës, pasi ka aksidentuar një të mitur në shëtitoren e qytetit.
Sipas komunikatës për shtyp të policisë, në pranga ka rënë 23-vjeçari Lirim Matmuja, banues në fshatin Breg-Lumë të qytetit verilindor.
Teksa drejtonte automjetin e tij tip Ford, shtetasi i mësipërm aksidentoi 5-vjeçarin L.C. nga Kukësi, por për fat të mirë fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edheShqipëria ka vendosur barrierë tarifore për patatet dhe qepët nga Kosova
Ai ka marrë ndihmën mjekësore në spital, e më pas është larguar me prindërit e tij për në shtëpi.
Drejtuesi i mjetit tashmë pritet të akuzohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe “largim nga vendi i aksidentit”.