Aksidenti tragjik në Spanjë, shtyhen të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit
dp

Lexo edheFormula 1 përgatit rikthimin e motorëve V8, më të lehtë, më të lirë dhe me më shumë zhurmë

Të gjitha 24 ndeshjet e Kupës së Mbretit, të parapara të zhvilloheshin sonte, janë shtyrë pas një aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë.
Sipas raportimeve, dy trena pasagjerësh janë përplasur pranë Urda-s, në jug të Madridit, të mërkurën në mëngjes.
Nga ky aksident raportohet se kanë humbur jetën të paktën 30 persona, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Lexo edheFormula 1 përgatit rikthimin e motorëve V8, më të lehtë, më të lirë dhe me më shumë zhurmë
Mes skuadrave që ishte paraparë të luanin të mërkurën mbrëma ishin edhe Real Betis, Mallorca, Celta Vigo dhe Valencia.
Futbolli spanjoll ka shprehur solidaritet me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.