Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
dp

Lexo edheFalsifikoi dokumentat e automjetit, Policia konfiskon mjetin dhe nis hetimet ndaj të dyshuarit në Gjakovë

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova
Për këtë aksident ka shkruar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se ambasada është në kontakt me autoritet gjermane.
Ai shprehi ngushëllime për familjarët e të afërmit e viktimave.

Lexo edheFalsifikoi dokumentat e automjetit, Policia konfiskon mjetin dhe nis hetimet ndaj të dyshuarit në Gjakovë
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. U prehshin në paqe!”, ka shkruar Ajeti.
Viktimat janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç)./Express/