Aksident i rëndë zingjiror në Serbi, 7 të vdekur, lëndohet edhe një shqiptar
03

Lexo edheMelania: Kam mendim të pavarur nga Trumpi

Shtatë persona kanë vdekur dhe afro 40 të tjerë janë lënduar gjatë dy aksidenteve zingjirore që kanë ndodhur në autostradën Beograd-Nish, në afërsi të Jagodinës.
Siç raportojnë mediat serbe, dy aksidentet ndodhën paralelisht, një në drejtim të Beogradit-Nish, tjetra në drejtim të Nish-Beogradit, transmeton Klan Kosova.
Një shqiptar është në mesin e shtatë personave të lënduar të cilët po trajtohen në Spitalin e Jagodinës,
Drejtori i këtij spitali, Millosh Llukiq i ka thënë Tanjugut se një person u transferua në Departamentin e Neurokirurgjisë në Çuprijë dhe të tjerët në Jagodinë që po trajtohen për lëndime kirurgjike dhe ortopedike.
Lexo edheMelania: Kam mendim të pavarur nga Trumpi
“Lëndimet janë serioze, por askush nuk është në rrezik”, tha ai, transmeton Klan Kosova.