Aksident në Suharekë, 9 vjeçari në gjendje të rëndë në QKUK
dp

Lexo edheZKM njofton për darkën Kurti-Sorensen- asnjë fjalë për dialogun, në takim edhe ish -kryenegociatori Bislimi

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një fëmijë 9-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë për trajtim në QKUK.
Fëmija aktualisht ndodhet në Mjekim Intensiv. Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“Fëmija i lindur 2017, gjendje e rëndë, politraumë, pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, është dërguar në sallën operative të QE-së nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Pas trajtimit është transferuar në Mjekësinë Intensive për trajtim të mëtutjeshëm”, ka deklaruar Syla.

Lexo edheZKM njofton për darkën Kurti-Sorensen- asnjë fjalë për dialogun, në takim edhe ish -kryenegociatori Bislimi
Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/