Aksident në Skenderaj, 5 persona dërgohen në spital
03

Lexo edheRifat Jashari kërcen nën ritmin e “Shotës” (VIDEO)

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur ost rreth orës 10:30 në Skenderaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në këtë aksident janë lënduar pesë persona.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 10:30 në Skenderaj. Të përfshira në aksident dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skënderaj, më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.

Lexo edheRifat Jashari kërcen nën ritmin e “Shotës” (VIDEO)