Aksident në Sarandë, gjashtë automjete përplasen me njëra-tjetrën
dp

Lexo edheIslami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.4 në Sarandë, në rrugën “Ismail Qemali”.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dhe dëmtuar gjashtë automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Nga ky aksident nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Lexo edheIslami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit./TCh