Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, një këmbësor goditet nga vetura dhe dërgohet në spital
dp

Lexo edheMuharremi me kritika të ashpra ndaj Kurtit: E ka humbur kontrollin, sa më parë të largohet, Kosova do të frymojë më mirë

Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 11:37 dhe në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku po merr trajtim mjekësor.

Lexo edheMuharremi me kritika të ashpra ndaj Kurtit: E ka humbur kontrollin, sa më parë të largohet, Kosova do të frymojë më mirë
“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke hetuar rrethanat e aksidentit”, ka deklaruar Osmani. /Lajmi.net/