Aksident në qendër të Prishtinës, vetura godet keq motoristin [Foto]
01·
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qendër të Prishtinës, konkretisht në udhëkryqin mes Pallatit të Rinisë dhe Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas një fotografie që ka siguruar “Indeksonline” shihet se si një veturë ka goditur keq një motorist.
Nuk dihet ende se a ka lëndime, veçse dëme materiale.

Lexo edheRamush Haradinaj në Tagesspiegel: Kosova nuk është vepër e kryer krejtësisht
Sipas fotos, njësiti i policisë rrugore është në vendin e ngjarjes dhe po merret me këtë rast./Indeksonline/
















