Një aksident i rëndë është raportuar në Milano. Një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një ndërtesë, duke shkaktuar një viktimë dhe lënë të plagosur disa persona.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në zonën e Porta Venezia. Tramvaji i linjës 9 po udhëtonte në drejtim të stacionit Porta Genova kur, për arsye ende të paqarta, doli nga shinat në Viale Vittorio Veneto dhe u përplas me një ndërtesë.
Raportohet se mjeti ka goditur disa persona gjatë daljes nga shinat, por numri i saktë i të përfshirëve dhe gjendja e tyre shëndetësore ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.