Aksident në Ksamil, përfundojnë në spital tre shtetas të huaj
dp

Lexo edheNjë plumb qorr godet veturën e një qytetari në Skenderaj

Një aksident me pasojë lëndimin e tre shtetasve të huaj është regjistruar në Ksamil.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës, rreth orës 01.10, në hyrje të Ksamilit, në afërsi të një karburanti. Shtetasi turk, Deyvi Varon, duke drejtuar motorrin ka humbur kontrollin duke dalë në trotuar.
Si pasojë ka marrë dëmtime këmbësori, shtetasi Italian, Salvatore Caruso, drejtuesi i motorrit Deuvi Varon dhe pasagjeri i motorrit shtetasi Mert Faro, i cili dyshohet se ka thyer këmbën.
Të plagosurit u transportuan për mjekim në Spitalin e Sarandës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edheNjë plumb qorr godet veturën e një qytetari në Skenderaj
Pas kryerjes se alkoltestit rezultoi testi parë 1.48 mg/l testi dytë 1.30 mg/l.
Policia e Sarandës po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.