Një plumb qorr godet veturën e një qytetari në Skenderaj
dp

Lexo edheKapet nga kamerat duke ndezur zjarr afër varrezave, arrestohet një burrë në Viti

Sipas raportit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 17 gusht 2025 rreth orës 17:30 në fshatin Polac të komunës së Skenderajt. Ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë kohës sa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, një predhë e paidentifikuar – e dyshuar si plumb qorr – ka goditur veturën duke i shkaktuar dëmtime.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar predhën në fjalë, si provë materiale. Fatmirësisht, në këtë rast nuk raportohet për të lënduar, por rasti ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.
Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe se hetimet janë në vazhdim me qëllim të identifikimit të personit apo personave përgjegjës.

Lexo edheKapet nga kamerat duke ndezur zjarr afër varrezave, arrestohet një burrë në Viti