Aksident me vdekje, makina përplas biçikletën
BILLI

Lexo edheKrasniqi: Shqiptarët e Maqedonisë të mos presin nga Tirana e Prishtina

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Korçës gjatë paradites së sotme.
Burime paraprake bëjnë të ditur një furgon mallrash ka aksidentuar për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Unazën e qytetit në lagjen nr 6, pranë vendit të quajtur “Ura e Fajancës”, shkruan Tv Klan.
Identiteti i viktimës ende nuk dihet, ndërsa autori mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Lexo edheKrasniqi: Shqiptarët e Maqedonisë të mos presin nga Tirana e Prishtina
Aktualisht, efektivët e Korçës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.