Aksident me vdekje, humb jetën gruaja
03
Lexo edheKy është projekti që do ”ndryshojë” Tiranën, ja si do duket kryeqyteti! [FOTO]
Një grua ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur rreth orës 21:30 në aksin rrugor Fushë Krujë–Tiranë, në fshatin Larushk.
Viktima është B.D. 40 vjeçe. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se këmbësorja B.D. është aksidentuar nga një makinë me targa “AA 222 TY”, me drejtues shtetasin K.D.
Gruaja është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Lexo edheKy është projekti që do ”ndryshojë” Tiranën, ja si do duket kryeqyteti! [FOTO]
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, i cili do pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, njoftoi Policia.