back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeAksident me fatalitet në Devë të Gjakovës, humb jetën një i ri

Aksident me fatalitet në Devë të Gjakovës, humb jetën një i ri

Të ngjajshme

Maqedonci: Ushtria ka tejkaluar planin e armatosjes, FSK-ja posedon qindra autoblinda

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin...

​Zelensky i thotë jo planit të Trump dhe Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë propozimin e...

57 vatra zjarri në vend, 11 ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se...

“Bombë merkatoje”: Zbardhet e ardhmja e Federico Chiesa pas deklaratës së Arne Slot

Federico Chiesa ishte protagonist në fitoren 4-2 të Liverpool...

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Devë të komunës së Gjakovës.

Si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka humbur jetën, pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

IndeksOnline ka mësuar se bëhet fjalë për Vigan Hajdaraj, rreth 25-vjeçar.

Rasti për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ku njoftoi se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.

“Sot, rreth orës 13:40, është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Devë, Komuna e Gjakovës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.”, tha Krasniqi./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz