Aksident komunikacioni, lëndohen 4 persona
01

Lexo edheA e dini sa para ka shpenzuar Amerika për Kosovë? Kjo është shuma marramendëse që i ka dhënë Kosovës

Policia e Kosovës njofton se katër persona janë lënduar në aksidentin mes dy veturave që ka ndodhur tek udhëkryqi Lipjan-Janjevë.
Sipas Policisë, aksidenti në të cilin kanë pësuar lëndime dy persona të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore, shtetas të Maqedonisë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.
“Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore, të njëjtit janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.
Lexo edheA e dini sa para ka shpenzuar Amerika për Kosovë? Kjo është shuma marramendëse që i ka dhënë Kosovës
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si aksident trafiku me lëndime.