Aksident i rëndë në Muhovc të Ferizajt, një person humb jetën dhe një lëndohet
dp

Lexo edheIsh-ambasadori Peci: Jemi shndërruar në bashkësi komunash, kësaj situate duhet t’i jepet fund

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.
“Sot, më datën 09.08.2026, rreth orës 16:30, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime të rënda, i cili ka ndodhur në fshatin Muhovc të Ferizajt”, ka deklaruar Veseli.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca Mjekësore.
Në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona.

Lexo edheIsh-ambasadori Peci: Jemi shndërruar në bashkësi komunash, kësaj situate duhet t’i jepet fund
Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet kompetente të trafikut kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.