Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
dp

Lexo edhe“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, Osmani polemizon me BBC: Të gjithë janë ulur me të në OKB

Një 35-vjeçar ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke udhëtuar me motor dhe për pasojë ka marrë lëndime të shumta, shkruan A2 CNN, transmeton Gazeta Express.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.
Njoftimi i policisë

Lexo edhe“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, Osmani polemizon me BBC: Të gjithë janë ulur me të në OKB
Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.