Aksident i rëndë në Drenas, humb jetën një 17 vjeçar
03

Lexo edheDrenas, Hoxhë Arton Morina tregon një ngjarje në mes të Ibrahimit a.s. dhe një mysafiri (VIDEO)

Një i ri ka humbur jetën para rreth një ore në një aksident me motoçkletë në fshatin Sankoc të Komunës së Drenasit.
Rastin e ka konfirmuar Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori, Milaim Fejzullahu.
“Para rreth një ore ka ndodhur vet-aksidenti në fshatin Sankoc të Drenasit . Dyshohet se është ndesh me një mur afër rrugës. Një person i moshës 17 vjeçar ka humbur jetën. Vdekjen e kanë konfirmuar edhe ekipet mjekësore “, ka thënë Fejzullahu për Indeksonline.

Lexo edheDrenas, Hoxhë Arton Morina tregon një ngjarje në mes të Ibrahimit a.s. dhe një mysafiri (VIDEO)
Më tej, ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për në obduksion.
Ndryshe, aksidentet me fatalitet janë shtuar në gjashtëmujorin e parë të vitit. Deri tani janë mbi 10 persona që kanë gjetur vdekjen në aksident.