Një aksident trafiku fatal ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kmetoc të Gjilanit.
Një person i komunitetit serb ka mbetur i vdekur, si pasojë e aksidentit ndërmjet tri automjeteve, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se viktima ka qenë duke vozitur njërën nga veturat, duke pësuar lëndime fatale gjatë aksidentit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga Policia. /GazetaSinjali/