Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me karburantin (VIDEO)

Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e 27 gushtit në aksin Papërr-Peqin.
Shoferi i një mjeti tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një karburant.
Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për fat të mirë aty pranë nuk ka pasur njerëz.
Për të evituar një tragjedi të mundshme, një nga punonjësit e karburantit, ka vrapuar për të mbyllur saraçineskat.
Pamjet e këtij aksidenti të frikshëm janë siguruar nga Report Tv.
Mësohet se nga përplasja ka mbetur i plagosur njëri prej pasagjerëve që ndodhej në makinë.

Lexo edheU ekzekutua mbi kalë, dalin detaje për vrasjen e 30 vjeçarit
Sipas policisë, mendohet se shkak për aksidentin ka qenë rruga e lagur nga shiu, e cila ka bërë që drejtuesi i makinës të humbë kontrollin e saj.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë aks regjistrohet një aksident, pasi një javë më parë, drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin e mjetit, duke u futur në oborrin e një banese.
Ky aks është tepër problematik, pasi mungon sinjalistika dhe parametrat e sigurisë.














