U ekzekutua mbi kalë, dalin detaje për vrasjen e 30 vjeçarit
BILLI·

Dalin në dritë detaje të reja për vrasjen e 30 vjeçarit në Shkodër.
Dyshohet se Arrjan Ferracaku është ekzekutuar me armë zjarri teksa ishte duke shëtitur me kalë.
Mësohet se viktima është babai i dy fëmijëve dhe zotërues i dy bizneseve në Velipojë.
Pranë trupit të viktimës është gjendur dhe një automjet i djegur për të cilin policia ka hedhur dyshimet se ndodhej aty para se të ekzekutohej 31-vjeçari.

Lexo edhePetritsch konfirmon negociatat sekrete Thaçi -Vuçiq në Austri
Në vendgjarje kanë mbëritur forcat e policisë për hetimin dhe zbardhjen e ekzekutimit. Ende nuk ka asnjë dushim të ngritur për shkakun e kësaj vrasjeje. /Gazeta Express/














