AKP-ja do të mbyllet (Dokument)
03

Lexo edheNga Kimete Berisha – Milionerat e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, kokan çmend

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, janë pajtuar që të mbyllet Agjencioni Kosovar i Privatizimit(AKP), raporton portali “Front Online” .
Mbyllja e këtij Agjencioni parashihet në faqen shtatë të dokumentit për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së, i cili iu prezantua sot deputetëve të Kuvendit.
“Kjo Agjenci do të shuhet dhe si e tillë do të transformohet në një agjenci brenda Qeverisë”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.


Lexo edheNga Kimete Berisha – Milionerat e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, kokan çmend
Për mbylljen e AKP-së portali “Front Online” kishte raportuar në nëntor të vitit të kaluar, në kohën kur zhvilloheshin bisedimet për programit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së.
AKP-ja aktualisht udhëhiqet nga Valon Tolaj, ish-sekretar i AAK-së.