back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeAjnishahe Halimi tregon një tjetër version për varrimin e Jasharëve, godet Mulla...

Ajnishahe Halimi tregon një tjetër version për varrimin e Jasharëve, godet Mulla Osmanin

Të ngjajshme

Dhunohet një femër në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunimit u raportua dje në Gjakovë. I...

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Arrestohet në burrë në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një femër

Një vajzë raportohet të jetë dhunuar në Gjakovë, e...

​Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030

Shqipëria hedh hapin e radhës drejt modernizimit financiar me...

Ajnishahe Halimi aktiviste e njohur në kohën e luftës, ka goditur rëndë Mulla Osmanin duke thënë se do ta tregojë gjithë të vërtetën për varrimin e familjes së Adem Jasharit. Thotë se nuk ishte ky. Hoxha i cili varrosi familjarët e komandantit legjendar siç ai pretendon. Tregon edhe hoxhën i cili bëri përgatitjen e kufomave dhe varrimin e tyre.

Ky është rrëfimi i saj: 

Mê vjen keq të merrem me këtë çështje, por mora shkas nga një intervistë të dhënë në Info magazinë, nga mulla Osman Musliu, rreth varrimit të Jasharëve! Per kete njeri duhet te jene te mjaftueshem  vetem lotet e derdhur para publikut ne tv CNN. Mjafton kaq! Dhe nuk ka asgjë më shumë se sa ajo pamje emocionese. Dhe, te perpiqet dikush qe t’i materializoj ne cfaredo menyre dy pika loti te derdhur ne nje moment tragjik eshte, thënë me se buti, e pamoralshme! Nuk ishe me shume prezent ! Nuk qendrove as kur ne nje numer prej dymbedhjete vetash u zume peng dhe me dhune policia na detyroi t’i ngarkonim kufomat ne kamionat e tyre per t’a bere nje varrim te dhunshem te ketyre deshmoreve. Nuk ishe me ne as te nesermen kur ne biseduam per rivarrimin e tyre. Per t’u bere nje rivarrim duhej te beheshin negociata me komandantin e policise. Nje delegacion prej kater vetash shkuam ne stacion te policise dhe biseduam per rivarrimin e deshmoreve. Ti, Mulla, e di shume mire se nuk ka qene e lehte te shkosh ne ate kohe per biseda me ata qe na kishin vrare. Por ne e beme edhe pa ty. Prandaj, hesht se ne jemi gjalle dhe duhet te te vije turp! Ata u flijuan te gjithe pothuajse e ti e permend pergatitjen e kufomave (qe as e kishe bere). Pergatitjen e kufomave e ka bere Fetah Bekolli. Dhe faljen e namazit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz