“Air Albani ateron te Feronikeli”
03Përditësuar më

Lexo edheBesart Berisha nuk ka të ndalur, shënon një tjetër gol të bukur në Australi

FC Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha.
Berisha do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi nga afati kalimtar i janarit, gjë për të cilën sot ka vënë firmën në kontratën me klubin.
Ilir Berisha rikthehet në futbollin kosovar, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.
Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhënë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së FC Feronikelit.
Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi te Vasteras.
Lexo edheBesart Berisha nuk ka të ndalur, shënon një tjetër gol të bukur në Australi
Ilir Berisha, luan mire në ajr, ai wshtw i njohur edhe pwr nofken e tij “Air Berisha”.
Kujtojmë që Berisha më parë ishte grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa ka edhe disa ndeshje me Kosovën.
28-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA.
