Besart Berisha nuk ka të ndalur duke shënuar gola në ligën e Australisë.
Ekipi i tij, Western United është duke e mposhtur ekipin Brisbane Roar me rezultat 0:2 në kuadër të javës së 10-të në A-League të Australisë, shkruan Indeksonline.
34 vjeçari Berisha realizoi golin e dytë në momentet e fundit të pjesës së parë. Calver depërtoi bukur në krahun e djathtë, ndërsa Berisha u tregua “vrastar” para portës duke mos gabuar aspak dhe duke ia dhënë qetësinë ekipit të tij para pushimit mes dy pjesëve.
Kujtojmë që Berisha ka tre javë që shënon rresht në Ligën e Australisë.
Ky është goli i tij