Ahmeti: Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces. Këto deklarime Ahmeti i bëri gjatë takimit më përfaqësuesin special të kryesuesit të OSBEsë, ambasador Kristian Strohal si dhe ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni, Nina Soumalainen.
“Kryetari i BDI-së foli për prioritet e qeverisë së re që janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BDI-së, shkruan Alsat-M, përcjellë Klan Kosova.
Ahmeti shprehu shqetësim për mundësinë e frymëzimit të telasheve në vend për interesa gjeopolitik dhe ftoi komunitetin ndërkombëtar që të përqendron vëmendjen në zhvillimet në vend dhe rajon.

Lexo edheSHBA zhvendos një seli ushtarake dhe 100 trupa në Poloni














