BallinaBotëSHBA zhvendos një seli ushtarake dhe 100 trupa në Poloni

SHBA zhvendos një seli ushtarake dhe 100 trupa në Poloni

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Misioni në Evropë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka thënë se 100 trupa dhe selia e tyre taktikejanë rivendosur nga Gjermania nëPoloni, për të ndihmuar forcat amerikane që tashmë janë të vendosur në atë rajon.

Rreth 6 mijë trupa amerikane janë vendosur këtë vit në këtë rajon, pas veprimeve të Rusisë në lindje të Ukrainës. SHBA ka kërkuar po ashtu prezencë më të madhe të trupave aleate.

Misioni i Atlantikut, mision i SHBA-së në Evropë, ka thënë se selia e tyre taktike, në nivel të divizionit është rivendosur më 29 prill në qytetin perëndimor të Poznanit, për të komanduar forcat në rajon, ku SHBA nuk ka pasur prezencë të konsiderueshme ushtarake në të kaluarën.

Rajoni përfshinë Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Gjermaninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Misioni ka thënë se kjo rivendosje do të rrisë aftësinë për të reaguar më shpejt dhe për tu mbrojtur në mënyrë më efikase nga çdo kërcënim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz