Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është deklaruar në lidhje me qëndrimet e liderëve të partive politike në vend.
Ai tha se mbrëmë do të dëshironte që krerët e partive të mëdha në vend t’i shihte edhe pranë kandidatëve të cilët humbën garën, e jo vetëm tek ata që fituan duke festuar.
“Të gjithë këta kanë dhënë maksimumin personal duke ekspozuar vetën për ti ndihmuar subjektit politik. Disa prej tyre mund edhe të ankohen për mosmbështetje të subjektit në garat e tyre. Krediti për fitore shkon bashkë me përgjegjësinë për humbje”,tha Ahmeti.
Postimi i plotë:
Mbrëmë, Albin Kurtin do të doja ta shihja edhe me Hajrullah Çekun, Taulant Kelemndin e Ardian Golën përveç festimit me Faton Pecin.
Mbrëmë, Memli Krasniqin do të doja ta shihja edhe me Arian Tahirin përveç festimit me Shaqir Totajn.
Mbrëmë, Lumir Abdixhikun do të doja ta shihja edhe me Xhafer Gashin përveç festimit me Përparim Ramën.
Të gjithë këta kanë dhënë maksimumin personal duke ekspozuar vetën për ti ndihmuar subjektit politik. Disa prej tyre mund edhe të ankohen për mosmbështetje të subjektit në garat e tyre. Krediti për fitore shkon bashkë me përgjegjësinë për humbje./Lajmi.net/