back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeAgim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme – Express siguron gjithë emrat...

Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme – Express siguron gjithë emrat e të propozuarve

Të ngjajshme

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Enver Hoxhaj niset për në Hagë: Në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputeti nga PDK, Enver...

Sekretari Rubio viziton Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi vizitën e...

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

LDK ka vendosur ta propozojë për Ministër të Punëve të Brendshme Agim Veliun. Me këtë rast, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Express.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së.

Avullah Hoti do tëjetë Zëvendëskryeministër.

Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes. Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit. Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës, derisa Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës.

Ndryshe, edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar ditë më parë emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin.

Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti kishte njoftuar se e kishin zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca, ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për Ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuiar Rozeta Hajdarin.

Kurse Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz