“Agim Bahtiri më ka premtu dy vende pune” – flet qytetari që nuk e la Bahtirin ta presë shiritin e një shkolle
BILLI

Lexo edheNdodh edhe kjo në Mitrovicë: I gjuajnë librat e shkollës në kontejnerë (VIDEO)

Ai është penguar nga një qytetar.
“Këtë e kam ba veç me iu hakmarrë Agim Bahtirit se ai më ka premtu dy vende të punës. Më ka premtu në fushatë, kur e pasë fushatën. Unë s’jam me kurfarë partie”, ka thënë qytetari për Klan Kosovën.
E, kryetari i komunës e ka akuzuar Kadri Veselin se kinse ai e ka nxitur qytetarin ta pengojë Bahtirin.
“Unë se kam bërë këto për Kadri Veselin, nuk u kanë këtu puna për PDK-në. Vetëvendosja i bënë këto punë ajo ka qejf me i ba sendet ma të mëdhaja”, ka thënë qytetari.
E lidhur me incidentin e sotëm ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Mitrovicë:

Lexo edheNdodh edhe kjo në Mitrovicë: I gjuajnë librat e shkollës në kontejnerë (VIDEO)
Po vërtetohet qartë se incidenti i sotëm është organizuar nga cubat e Kadrisë dhe kjo tregon se është mënyra e vetme se si dijnë të punojnë. Duke frikësuar dhe shantazhuar qytetaret dhe kundërshtarët politik.
Është fakt se Lëvizja ju ka ngec në fyt dhe nuk kan shpëtim nga ne.
Në 2013 janë zhvendosur në pankinën e rezervistëve kurse me 6 Tetor kismet komplet jashtë stadiumit.