back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaBotëAeroplani me 179 pasagjerë rrëzohet në Iran, nuk ka të mbijetuar

Aeroplani me 179 pasagjerë rrëzohet në Iran, nuk ka të mbijetuar

Të ngjajshme

Haradinaj e Osmani diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me...

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Presidenti francez, Emanuel Macron, distancoi vendin e tij nga...

Liridon Leci reagon pas shkarkimit nga Liria: Largohem me kokën lart

Ish-lojtari i mirënjohur kosovar dhe tashmë ish-trajneri i Lirisë,...

Një aeroplan me më shumë se 170 pasagjerë, i cili ishte nisur drejt Kievit të Ukrainës, është rrëzuar disa minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Tehranit në Iran.

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit tha se nuk ka gjasa që të gjendet ndonjë i mbijetuar. Një zyrtar iranian më vonë konfirmoi se asnjë person nuk ka mbijetuar në këtë aksident.

Këtë vlerësim e konfirmoi edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës. Mediet lokale të këtij vendi raportuan se numri i njerëzve që kanë qenë në aeroplanin e rrëzuar mund të jetë rreth 180.

“Aeroplani u rrëzua pesë minuta pas ngritjes. Piloi nuk pati kontakt me kullën e vrojtimit dhe nuk dha njoftim për gjendje emergjente para rrëzimit”, tha zëdhënësi i aviacionit civil, Reza Jafarzadeh.

Trupat e viktimave, të mbuluara me batanije

Raportohet se 147 prej personave të vdekur ishin shtetas të Iranit, ndërsa 32 kanë qenë nga shtete të tjera, transmeton Gazeta Express.

Aeroplani i rrëzuar ishte i tipit “Boeing 737-800” dhe i përkiste një kompanie ukrainase. Ai ishte prodhuar para më pak se katër vjetëve.

Nuk ka shenja se ky aksident është i lidhur me sulmin me raketa ndaj bazave ushtarake në Irak, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Të Fundit

Sport

ShowBiz