Abdixhiku takim me studentë: Demokracia vdes kur shkelja e Kushtetutës bëhet standard
01

Lexo edheÇitaku reagon për raportin e Freedom House: Thaçi po mbahet në Hagë, çfarë formule magjike paska përdorur për të emëruar njerëz në Kosovë?

Njëra ndër çështjet që Abdixhiku e trajtoi me theks të veçantë ishte, siç u shpreh ai, shkelja e Kushtetutës nga pushteti aktual, krijimi i precedentit për mos marrje të përgjegjësisë, si dhe interpretimi i vendimit të gjykatës me gjuhë politike nga ana e pushtetit.
“Për më keq, Kushtetuta është shkelë edhe nga ata që është dashur të merren me reformën në arsim, përkatësisht ministrja e Arsimit, andaj kjo është e papranueshme. Demokracia na duhet e gjallë dhe funksionale, ndërsa shkelja, analizimi dhe interpretimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga pushteti është përpjekje për defunksionalizim dhe mbytje të demokracisë”, tha ai.
Abdixhiku në këtë takim u është përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të studentëve mbi me rolin e LDK-së si parti opozitare.

Lexo edheÇitaku reagon për raportin e Freedom House: Thaçi po mbahet në Hagë, çfarë formule magjike paska përdorur për të emëruar njerëz në Kosovë?