back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku i reagon zyrtarit të AAK’së i cili propozoi taksë për ata...

Abdixhiku i reagon zyrtarit të AAK’së i cili propozoi taksë për ata që s’kanë luftu

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka ironizuar me deklaratën e zyrtarit të AAK’së, Valon Tolaj, i cili te mërkurën propozoi që të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në luftë t’iu vihet një taksë simbolike. “Luva babush”, ka qenë reagimi i Abdixhikut pas kësaj deklarate.

Tolaj i AAK’së arsyetuar numrin e lartë të veteranëve dhe për t’iu kundërpërgjigjur kritikuesve të kësaj liste, ka thënë që në fakt do të duhej që t’iu vihej taksë të gjithë atyre që nuk kanë luftuar në luftën e fundit në Kosovë.

Abdixhiku me një postim në Twitter ka ironizuar me deklaratën e Tolajt, duke përdorë shorehjen që është bërë trend në rrjetet sociale.

“’Taksë për ata që s’kanë luftu’. Luva babush”, ka shkruar deputeti i LDK’së.

Ndryshe, zyrtari i AAK’së befasoi me ‘propozimin’ e tij për ‘ndëshkim’ të të gjithë atyre që s’kishin marrë pjesë në luftë e që ishin të moshës madhore.

“Marre duhet me na ardhë krejtve”, thoshte dje Tolaj.

Postimi i tij i plotë:

Meqe numri prej 38 mije veteraneve po na duke shume i larte dhe po konsiderohet barre e madhe financiare per shoqerine dhe shtetin, per mendimin tim osht shume e thjeshte tejkalimi i ksaj situate ne aspektin financiar:

Te vendoset takse simbolike per te gjithe ata qe nuk kane marr pjese ne lufte, e qe ne vitet ’98-’99 kane qene te moshes madhore mbi 18 vjeqar. Numri i tyre eshte shume i madh, mbi 500 mije.

Ka plote kombe e shtete qe kane vepruar keshtu. Une boj pjese te ky grupi i madh prej 500 mijesh, per korrektesi, dhe jam i gatshem te paguaj taksen time.

I turpshem, gerditshem e fyes ky debati mbi veteranet. Marre duhet me na ardh krejtve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz