A po rritet vërtetë çmimi i energjisë? E zbulon ministri Lluka
Ministri Valdrin Lluka është përfshirë në diskutimet mbi rritjen e cmimit të energjisë elektrike pas ndërtimit të termocentralit të ri.
Ministri i quan të gjitha parashikimet e shoqërisë civile për rritje cmimesh spekulime, duke theksuar se ende nuk dihet kosto finale e projektit dhe kosto e ndërtimit, që edhe do të përcaktonin ndryshimet e mundshme tarifore të energjise.
‘Cdo gjë që flasim rreth cmimit të energjisë, të gjitha janë spekulime. Cfarëdo kosto financiare është spekulim. Asgjë nuk dihet.
Për të kuptuar cmimin e energjisë elektrike, duhet të dijmë cmimin e ndërtimit të termocentralit dhe koston financiare të projektit. Asnjëra nga këto nuk dihen ende’, tha Lluka gjatë interpelancës paralamentare.
Lexo edheKy është vendi që pranon më së shumti azilkërkues, pas Gjermanisë
Lluka informoi se kosto e projektit është në vlerësim e sipër.
‘Sot që po flasim, ekspertët janë duke i vlerësuar dy ofertat e pranuara. Shumë shpejt do të kemi një raport, që kërkon edhe aprovimin e komitetit drejtues’, tha Lluka. Me raporte dhe analiza jo-konsistente, shoqëria civile ka prezantuar supozime të ndryshme për rritje cmimesh të energjisë elektrike pas ndërtimit të termocentralit./gazetametro.net














