back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportA pësoi dëmtime nga tërmeti ‘Arena Kombëtare’, flet zyrtari i punimeve

A pësoi dëmtime nga tërmeti ‘Arena Kombëtare’, flet zyrtari i punimeve

Të ngjajshme

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Tërmetet janë bërë tema e ditës në 48 orët e fundit në vendin tonë. Ndërkohë që aktiviteti sizmik ka qenë i lartë dhe epiqendra e tyre fare pranë kryeqytetit, shumë ndërtesa janë shfaqur të fotografuara në rrjete sociale si të plasaritura. Të tjera edhe më ekstreme me ballkone të çara deri edhe të rrëzuara, si në rastin e Fakultetit të Gjeologji Minierave.

Së fundmi, tërmeti lëkundi edhe stadiumin “Selman Stërmasi”, teksa edhe pjesë të suvatimeve janë rrëzuar. Po impianti i stadiumit të ri kombëtar? Çfarë ka ndodhur?

“Panorama Sport” ka kontaktuar inxhinierin Arben Dervishaj, i cili është edhe personi përgjegjës në FSHF referuar infrastrukturës. Profesor Dervishaj qetëson se në impiantin e ri ka një përllogaritje që në planifikim për të përballuar aktivitete sizmike thuajse dyfish më të larta.

Profesor, tema e ditës është bërë tmerri dhe frika nga tërmetet. Po në stadiumin e ri, a është vënë re ndonjë pasojë?

Nuk ka ndier gjë fare. Ai stadium është projektuar për dy herë më shumë se aq intensitet, sesa ai që ra. Për ta shpjeguar edhe më me detaje, është i projektuar për një tërmet që përllogaritet se ndodh një herë në gati 1000 vjet. Pra, më shumë se ai që ra së fundmi.

Pati tërmet pesë ballë…

Ky është i projektuar të rezistojë edhe me më shumë se nëntë ballë. Pra, ka standarde të reja për lëkundje që përllogariten të bien 1 herë në 975 vjet. Pra, jo 475, sa mund të ketë qenë si standard, por për 1 në 975 vite.

Të Fundit

Sport

ShowBiz