back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaJetëA ju bën çokollata më të mençur?

A ju bën çokollata më të mençur?

Të ngjajshme

15 parti dorëzuan listat me kandidatë në KQZ deri në orën 21:30

Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora...

Juventusi pranon edhe golin e dytë ndaj Napolit

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi...

Enca rikujton fëmijërinë, shfaq vetëbesim ekstrem

Këngëtarja e njohur Enca është bërë nostalgjike. Ajo ka ndarë...

Shumica e njerëzve befasohen kur dëgjojnë nga persona tjerë se nuk e pëlqejnë çokollatën. Nuk është e vështirë për t’u parë se përse kanë ata këtë reagim – çokollatat janë me të vërtetë të shijshme.

Çokollata me të vërtetë është magjike.

Por, veç kësaj, fatmirësisht është edhe e mirë për ju dhe kjo në disa mënyra të ndryshme. Ndër zbulimet më të fundit për të mirat e çokollatës është aftësia e çokollatës për t’ju bërë më të mençur, transmeton Telegrafi.

Si ju bën çokollata më të mençur?

Gjatë një studimi të një periudhe 40 vjeçare, hulumtuesit kanë zbuluar se personat që hanë çokollatë të paktën një herë në javë kanë funksion të ngritur të trurit. Sipas udhëheqëses të këtij hulumtimi, georgina chricton, konsumimi i rregullt i çokollatës bën që personat të jenë më të mirë duke filluar nga mbajtja në mend e numrave të celularit e deri tek kryerja e disa punëve njëkohësisht.

Çfarë përbërësi i çokollatës është përgjegjës për këtë efekt të mahnitshëm? Siç duket, kakao!

Këta janë përbërës antioksidantë që e përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut në tru. Bashkimi Evropian së fundmi ka konfirmuar se flavanolet e kakaos e mirëmbajnë elasticitetin e enëve të gjakut, duke lejuar qarkullim të duhur të gjakut.

Qarkullimi i mirë i gjakut, normalisht, është krucial për funksionin e të gjitha pjesëve të trupit – e veçanërisht të trurit.

Pjesa më e mirë rreth kësaj? Nuk keni nevojë për shumë flavanole që t’i gëzoni këto efekte; mjafton konsumimi i një të pestës të një çokollate të madhësisë së rregullt për t’i gëzuar efektet e mahnitshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz